ShBA: Policia arreston 200 protestues të lëvizjes Zaptimi

  • Mirele Milori

ShBA: Policia arreston 200 protestues të lëvizjes Zaptimi

Policia në Oakland të Kalifornisë arrestoi 200 protestues të lëvizjes kundër Wall Street që u përpoqën të hynin në një ndërtesë të zbrazët.

Përplasjet filluan dje kur aktivistët i vunë zjarrin një flamuri amerikan para Bashkisë së qytetit, para se të hynin në një ndërtesë historike dhe të dëmtonin objektet e artit brenda. Protestuesit më pas marshuan në një qendër të zbrazët kuvendesh që donin ta shndërronin në një qendër sociale dhe rrëzuan gardhin përreth.

Policia tha se protestuesit qëlluan me gurë, shishe dhe objekte të tjera oficerët e policisë që u përgjigjën duke përdorur gaz lotsjellës dhe plumba të butë. Zyrtarët thonë se tre policë dhe një protestues u plagosën.

Gjatë një konference për shtyp dje, Kryetarja e Bashkisë Jean Quan u bëri thirrje protestuesve që të mos ta përdornin më Oaklandin si park lojrash. Ajo fajësoi për shkatërrimin një grup të veçantë të dhunshëm brenda lëvizjes Occupy Oakland.