SHBA: Pheniani bie dakord me një moratorium mbi hedhjen e raketave me rreze të gjatë veprimi

  • Zëri Amerikës

SHBA: Pheniani bie dakord me një moratorium mbi hedhjen e raketave me rreze të gjatë veprimi

Shtetet e Bashkuara thonë se Koreja e Veriut ka rënë dakord me një moratorium lidhur me hedhjen e raketave me rreze të gjatë veprimi, si dhe aktivitetet e provave bërthamore dhe të pasurimit të uraniumit.

Sekretarja Klinton foli sot para një komisioni të Kongresit, ku tha se Pheniani po ashtu ka rënë dakord të lejojë inspektorët ndërkombëtarë që të verifikojnë dhe ndjekin nga afër zbatimin e moratoriumit të pasurimit, si dhe kanë konfirmuar se një reaktor bërthamor i Jongbjonit është çaktivizuar.

Ky njoftim i zonjës Klinton bëhet ndërsa Washingtoni vazhdon të ushtrojë presion ndaj Koresë së Veriut për rifillimin e bisedimeve shumëkombëshe të çarmatimit, në këmbim të ndihmave ushqimore, tepër të nevojshme për vendin e varfër komunist.