Zyrtarët amerikanë po reagojnë me rezervim ndaj artikullit në New York Times se Agjencia për Sigurinë Kombëtare ka gjetur mënyra për të përgjuar aktivitetin e përdoruesve në kompiutera edhe kur nuk janë të lidhur me internetin. Programin, sipas New York Times, kontrollon 100 000 kompiutera në mbarë botën.
Njoftimi vjen ndërsa presidenti Obama përgatitet të njoftojë të premten ndryshimet që kërkon të bëjë në aktivitetet e spiunazhit të Agjencisë për Sigurinë Kombëtare, NSA. Por disa ekspertë paralajmërojnë se publiku nuk duhet të shpresojë për ndryshime të mëdha:
"Shumë nga këto metoda që përdor agjencia NSA janë metoda përgjimi që përdoren edhe nga të tjerë”.
James Andrew Lewis është ekspert i sigurisë kibernetike në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington.
"Mund ta vështirësosh këtë proces, ta bësh më të kushtueshëm, por nuk mund ta ndalosh. Ky është një proces shumë i rëndësishëm për të gjitha vendet, jo vetëm për Shtetet e Bashkuara dhe nuk do të pranojnë të heqin dorë nga përgjimet në hapësirën kibernetike. Ata do të vazhdojnë të mbledhin të dhëna në të ardhmen”.
Artikulli i së përditshmes The New York Times thotë se Shtetet e Bashkuara përdorin radio-transmetues të vendosur në kabllo dhe brenda kompiuterit për të përgjuar rrjetet ushtarake ruse, sistemet që përdoren nga policia meksikane, kartelet e drogës dhe grupet tregtare të Bashkimit Evropian. Gazeta thotë se teknologjia është përdorur për të vënë në shenjestër edhe kompiutera në Arabinë Saudite, Indi dhe Pakistan.
Shtëpia e Bardhë i doli në mbrojtje aktivitetit të NSA-së, duke thënë se kjo agjenci vepron “nën mbikqyrje të kujdesshme dhe synon të zbulojë të dhëna të vlefshme për aktivitetin e terroristëve, rrjeteve trafikante të drogës dhe njerëzve”.
Artikulli ka zgjuar kritika nga Kina, ku një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme tha se Uashingtoni po “kërcënon sovranitetin, sigurinë dhe privacinë publike të vendeve të tjera”.
Pavarësisht nga kritikat, ish-anëtari i Këshillit për Sigurinë Kombëtare Raymond Tanter thotë se parashikon që Amerika do të mbetet aktive dhe vigjilente:
"Qeveria amerikane është në gjendje t’u përgjigjet problemeve me vende si Kina kur është fjala tek siguria kombëtare, pasi Kina bën po aq aktivitet përgjues. Rusia dhe Irani bëjnë po aq aktivitet përgjues”.
Ish-ligjvënësja Jane Harman, e cila është tani Presidente e Qendrës Woodrow Wilson Center për Studiuesit Ndërkombëtarë në Uashington, iu drejtua me këto fjalë ligjvënësve në një seancë me pyetje-përgjigje dje:
"Na nevojitet një sistem efektiv që mund të diktojë elementët me synime negative dhe të parandalojë aktivitetet e tyre”.
Megjithatë vazhdojnë të ekzistojnë shumë paqartësi lidhur me reagimin e autoriteteve mbi aktivitetin përgjues si brenda dhe jashtë Shteteve të Bashkuara.