Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara vendosi njëzëri se policia nuk mund të kontrollojë telefonat celularët të njerëzve pa urdhër të gjykatës.
Gjykata tha sot se kotrolli i celularëve kërkon autorizim pasi ato janë pajisje të fuqishme që mbajnë shumë informacione. Por gjykata theksoi se ka disa situata emergjence në të cilat mund të lejohet kontrolli pa autorizim.
Rasti në fjalë iu paraqit Gjykatës së lartë nga dy persona që mendojnë se policia shkeli të drejtën e garantuar nga amendamenti i katërt i Kushtetutës që ndalon “kontrollet e paarsyeshme”.