Gara presidenciale republikane zhvendoset në Kolorado dhe Minesota

  • Zëri Amerikës

Gara presidenciale republikane zhvendoset në Kolorado dhe Minesota

Vëmendja në garën për të përcaktuar se cili kandidat republikan do të përballet me Presidentin Barack Obama në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit tani zhvendoset në Lindje, nga Nevada në shtetet e Kolorados dhe Minesotës, të cilat mbajnë votimet brenda partisë republikane të martën.

Ish-gurvernatori i Masaçusetsit Mitt Romney që kryeson garën, shënoi një fitore të ndjeshme dje në Nevada, duke fituar pothuajse dyfishin e votave të rivalit të tij, Newt Gingrich, ish-Kryetar i Dhomës së Përfaqësesve.

Gjatë fjalimit të fitores dje, zoti Romney kritikoi Presidentin Obama, duke thënë se ai i kishte kthyer shpinën Nevadës në një nga momentet më të vështira ekonomike.

Me votimet e së martës në Kolorado dhe Minesota, dhe më pas me ato të shtetit verilindor Maine të shtunën, zoti Romney shpreson ta konsolidojë pozitën e tij kryesuese në garën republikane.