Shtetet e Bashkuara dënuan dhunën në Shqipëri dhe shprehën keqardhjen për humbjen e jetëve dhe plagosjet gjatë protestave.
"Na vjen keq që demonstrata nuk ishte paqësore dhe që nuk u morën parasysh thirrjet për qetësi që u bënë përpara prostestës", tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit P J Crowley në konferencën e tij të përditshme për shtyp.
Dje, një ditë para protestës ambasada amerikane bëri thirrje që ajo të ishte paqësore dhe konstruktive.
Zoti Crowley tha sot se u mësua me keqardhje për disa vdekje dhe disa dhjetra të plagosur nga përleshjet.
"Përdorimi i retorikës provokuese dhe sugjerimi apo toleranca e çdo lloj dhune i shkakton një dëm të madh popullit të Shqipërisë, cili meriton më shumë se kaq", tha zoti Crowley në konferencën për shtyp.
Qëndrimi i shprehur prej tij kishte të njejtin ton si deklarata e përbashkët e Shteteve të Bashkuara, BE-së dhe OSBE-së në Tiranë ku shprehej keqardhja qe demonstrata nuk ishte paqësore dhe kishte pasur viktima.