Shala: Pagat do të rriten

  • Rudina Dervishi

Shala: Pagat do të rriten

Lidhur me shtyrjen e ngritjes së pagave në Kosovë, ministri në dorëheqje i Ekonomisë dhe Financave mbrojti njoftimin e qeverisë se kjo u shkaktua nga zvarritja në krijimin e institucioneve të reja që ka sjellë si rrjedhojë edhe vonesa në miratimin e buxhetit të vitit 2011.

Ministri Shala falenderoi mirëkuptimin e sindikatave të Kosovës për këtë shtyrje. Duke pranuar skepticizmin që mund të ketë shkaktuar shtyrja deri në momentin e fundit për mosrealizimin e rritjes së pagave sipas afatit, Ministri Shala siguroi që kjo rritje do të jepet menjëherë sapo të miratohet buxheti i ri.