Sfidat pas arrestimeve të ish-udhëheqësve të UÇK-së

  • Leonat Shehu

Your browser doesn’t support HTML5

Kosova gjatë kësaj jave u përball me arrestimin e disa prej udhëheqësve kryesorë të luftës dhe politikës përgjatë 20 viteve të fundit nën akzuat për krime lufte. Kjo ngjalli reagime të shumta përfshirë edhe kërkesat për pezullimin e bisedimeve me Serbinë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, por edhe mëdyshje për tejkalimin e situatës së re politike pas dorëheqjes së ish presidentit Hashim Thaçi. Analistët thonë se Kosova nuk duhet të bëj politikën e saj në interesa të individëve por të respektojë ligjet dhe kushtetutën e saj dhe të zgjedh një president të ri konsensual.