Zgjedhjet e fundit në Kosovë rezultuan në formimin e një koalicioni të shoqëruar me debate por sollën dy arritje historike: përfshirjen e partisë liberale të pavarur të serbëve të Kosovës në koalicionin qeverisës dhe zgjedhjen e gruas së parë presidente. Tre intelektuale nga Kosova që ndodhen në Uashington në kuadër të programit Hope Fellowship diskutuan dje në Institutin Amerikan të Paqes sfidat me të cilat përballet qeveria e re në Kosovë.