Zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë së Moskës

Votuesit në kryeqytetin rus, Moskë po votojnë për të zgjedhur kryetarin e Bashkisë.

Sergei Sobyanin, kryetari aktual i Bashkisë gëzon mbështetjen e Kremlinit dhe pritet gjerësisht të fitojë në zgjedhjet e sotme. Ai është ish-shefi i personelit të Presidentit Vladimir Putin. Sobyanin u emërua kryetar Bashkie, para tre vjetësh.

Megjithatë, aktivisti anti-korrupsion Alexei Navalny e ka kthyer garën, siç po cilësohet gjerësisht, si votimin e parë vërtet konkurrues në Rusi, që nga vitet e para pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

Anketat tregojnë se Sobyanini do të fitojë lehtësisht shumicën e votave, ndërsa Navalny pritet të marrë rreth 20 për qind të tyre.