Serbia synon të fillojë një ofensivë të gjerë diplomatike për të nxitur një hetim ndërkombëtar lidhur me akuzat për trafikim organesh nga grupe të shqiptarëve gjatë luftës së vitit 1998-1999.
Ministri serb në gjykatën e Hagës, Rasim Ljajiç i tha radios serbe sot se fushata diplomatike do të bëhet përmes disa forumeve ndërkombëtare.
Ai foli në Beograd, para se të nisej për në selinë e Këshillit të Evropës në Strasburg të Francës për tu takuar me deputetin zviceran Dick Marty, autor i raportit që implikon kryeministrin Hashim Thaçi në tregëtinë e organeve.
Raporti i zotit Marty javën e kaluar thoshte se zoti Thaçi drejtonte një grup të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që, sipas deputetit zviceran funksiononte si bandë kriminale të tipit të mafias gjatë dhe pas luftës.