Protestë antiqeveritare në Serbi

Mijëra vetë marshuan në Serbi të shtunën kundër atij që po e quajnë “sundim autokratik” të presidentit Aleksandar Vuçiç dhe qeverisë së tij. Vuçiç, një ish-nacionalist ekstrem, thotë se dëshiron ta reformojë dhe anëtarësojë Serbinë në Bashkimin Evropian, por kritikët e tij thonë se ai po kufizon liritë demokratike dhe median e vendit.

Një aleancë e opozitës organizoi protestën e së shtunës pasi disa njerëz kohët e fundit rrahën dhe plagosën rëndë kreun e partisë së Majtë të Serbisë, Borko Stefanoviç dhe bashkëpunëtorët e tij në qytetin jugor serb të Krushevacit.

"Ai (Presidenti serb Aleksandar Vuçiç) donte që të gjithë ta donin, ta donin në çdo moment. Ai ka blerë nëntë televizorë për të parë veten gjithë ditën. Ai e do veten më shumë se njerëzit e tij", tha një nga protestuesit, aktori Branislav Trifunoviç.

Protesta në Beograd u quajt "Ndalni këmishat e përgjakshme", një referencë për rrahjen e Stefanoviçit.

Partitë e opozitës kanë fajësuar incidentin në atë që ata e përshkruajnë si një atmosferë dhune dhe kërcënimi të imponuar nga koalicioni qeverisës populist i Presidentit Vuçiç.

Vuçiç është një ish-nacionalist ekstrem i cili tani thotë se dëshiron që Serbia të reformohet dhe të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Por kritikët e tij në vend thonë se Vuçiç ka kufizuar liritë demokratike dhe mediatike në vendin ballkanik.