Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha të enjten në Beograd se bisedimet me Kosovën për normalizimin e marrëdhënieve, të parapara të mbahen me 23 qershor, do të jenë shumë të vështira.
Raundi i ri i bisedimeve pritet të trajtojë çështje që kanë të bëjnë me energjinë, telekomunikimet dhe lëvizjen e lirë të njerëzve e mallrave në veriun e Kosovës, përkatësisht hapjen e urës kryesore mbi lumin
Po, ashtu në këto bisedime pritet të diskutohet edhe shkalla e zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri tash ndërmjet të dyja palëve. Nga ky zbatim varet edhe ritmi i hapjes së kapitujve të negociatave për anëtarësim të Serbisë në Bashkimin Evropian.
Të hënën, raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, David McAllister, tha se bisedimet e 23 qershorit mund të kenë “ndikim vendimtar” për hapjen e këtyre kapitujve.
Kryeministri serb për këtë arsye radhiti ne mesin e vështirësive që e presin Serbinë gjatë ditëve të vazhdim edhe vizitën e paralajmëruar për në fillim të korrikut ne Beograd të kancelares gjermane Angela Merkel
Serbia përfitoi hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian pas marrëveshjeve për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën e cila shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008.