Serbia dhe perspektiva për anëtarësim në Bashkimin Evropian

  • Leonat Shehu
    Prishtinë

Serbia dhe perspektiva për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Në fund të këtij muaji, Bashkimi Evropian do të shqyrtojë mundësinë për t’i dhënë Serbisë statusin e vendit kandidat për anëtarësim, të cilin ajo dështoi ta marrë mn dhjetor të vitit të kaluar, për shkak të ngjarjeve në veriun e Kosovës.

Një nga kushtet e vëna nga Bashkimi Evropian është rifillimi i bisedimeve, të cilat kanë ngecur për shkak të mospajtimeve rreth përfaqësimit të Kosovës në forumet rajonale.

Beogradi ngul këmbë që kjo të bëhet në pajtim më Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ndërsa Prishtina e hedh poshtë një mundësi të tillë.