Serbët kremtojnë 622 vjetorin e betejës mesjetare të Kosovës

Serbët kremtojnë 622 vjetorin e betejës mesjetare të Kosovës

Qindra pjesëtarë të komunitetit serb morën pjesë sot në manifestimet në Gazimestan afër Prishtinës me rastin e 622 vjetorit të Betejës mesjetare të Kosovës. Ata bënë thirrje kundër pavarësisë së Kosovës të cilën tashmë e kanë njohur 76 vende të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe vendet më të fuqishme të Bashkimit Evropian.