Senatorët amerikanë Mekein dhe Liberman vizitojnë Egjiptin

  • Zëri Amerikës

Senatorët amerikanë Mekein dhe Liberman vizitojnë Egjiptin

Senatorët amerikanë Xhon Mekein dhe Xho Liberman vizituan Egjiptin.

Sot ata shkuan në Sheshin Tahrir në qendër të Kairos, ku u mbajtën demonstratat më të fuqishme të revolucionit egjiptian, që rrëzoi nga pushteti dy javë më parë Presidentin Hosni Mubarak.

Dy senatorët u takuan me Ministrin e Jashtëm egjiptian Ahmed Abul Geit, me të cilin biseduan lidhur me zhvillimet politike pas kryengritjes që i dha fund sundimit 30-vjeçar të Hosni Mubarakut.

Ata diskukutan edhe për gjendjen në Libinë fqinje. Javën e kaluar në Egjipt ishin shefja e politikës së jashtme të BE-së Kathrine Ashton dhe kryeministri britanik David Cameron. BE i ka bërë thirrje udhëheqjes së përkohëshme egjiptiane për mbajtjen e zgjedhjeve sa më shpejt që të jetë e mundur.