Sekretari amerikan i mbrojtjes paralajmëroi aleantët e NATO-s kundër një tërheqjeje të shpejtë nga Afganistani, duke thënë se një hap i tillë do të rrezikonte përparimin që është bërë kundër kryengritësve talebanë.
Sekretari Robert Gates u tha ministrave të mbrojtjes së NATO-s sot se “flitet shumë për largimin nga Afganistani, por jo aq sa duhet për mënyrën se si ky largim të kryehet siç duhet”. Ai i bëri komentet në Bruksel, përpara përfaqësuesve të më shumë se 45 vendeve që ndihmojnë me trupa në Afganistan, gjatë një sesioni me dyer të mbylluara.
Viti i kaluar ishte më vdekjeprurësi për forcat ndërkombëtare në Afganistan, që nga ndërhyrja amerikane atje në vitin 2001.
Zoti Gates u bëri thirrje pjesëtarëve të NATO-s që t’i rezistojnë presionin politik për tërheqjen e trupave nxitimthi mbas muajit korrik, kur trupat e para të koalicionit do të nisin tërheqjen e do të transferojnë përgjegjësitë tek forcat afgane.
Sekertari i mbrojtjes paralajmëroi pjesëtarët e Alenacës se ndërsa forcat e koalicionit dhe aletët e tyre kanë ecur drejt “një përparimi të pamohueshëm” gjatë vitit të kaluar, militanët kanë ndryshuar mënyrat e tyre të veprimit.