Vizita e Sekretarit Kerry në Tiranë, detaje nga takimi me shoqërinë civile

Sekretari i shtetit Xhon Kerry e mbylli vizitën e tij disa-orëshe në Shqipërië me një takim të veçantë me përfaqësues të shoqërisë civile.

Pasi takoi qeveritarë dhe politikanë, sekretari Kerry kërkoi të dëgjonte komente mbi jetën shqiptare nga veprimtarë të grupeve të diskriminuara, që përpiqen për të drejtat e tyre.

Your browser doesn’t support HTML5

Takimi i Sekretarit Kerry me shoqërinë civile

Në takim mori pjesë edhe një arkitekt i ri, përfaqësues i Universitetit Polis dhe institutit Co Plan, në emër të veprimtarëve, që mbrojnë hapësirat publike dhe kërkojnë qeverisje të mirë në qytet.

Anisa Proda, veprimtare e personave me aftësi të kufizuara thotë që secili prej tyre i shprehu sekretarit Kerry dëshirën që ligjet e dhe strategjitë sociale të miratuara të zbatohen më mirë dhe të mos mbeten në letër.

Midis tyre kishte përfaqësues të pakicave rome, të grupimeve LGBT, gazetarë investigativë të agjencisë BIRN dhe veprimtarë të personave me aftësi të kufizuara.

Secili prej tyre dha nga një shpjegim për grupimin e vet, lidhur me vështirësitë që hasin në jetën e Shqipërisë.

Takimi me veprimtarë të shoqërisë civile bëri përshtypje në opinionin publik shqiptar, për faktin se të rinjve iu kushtua po aq hapësirë dhe vëmendje nga sekretari Kerry sa edhe politikanë dhe qeveritarët e lartë, pa përmendur më tej temat e nxehta që ata përmendën aty si korrupsioni, abuzimet, dhe reformimi i sistemit të drejtësisë.