Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme e parlamentit mbi bisedimet Kosovë-Serbi

Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme e parlamentit mbi bisedimet Kosovë-Serbi

Parlamenti i Kosovës u mblodh sot në seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar bisedimet me Serbinë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Opozita ka kërkuar pezullimin e bisedimeve, duke i cilësuar si të dëmshme marrëveshjet e para ndërmjet të dyja palëve, që përfshijnë çështjet e lëvizjes së lirë, regjistrave civil dhe diplomave shkollore e universitare. Qeveria ndërkaq ka kundërshtuar një kërkesë të tillë.