Rusia i ka ndaluar hyrjen një gazetari amerikan për pesë vjet për shkak të një mosmarrëveshjeje në lidhje me vizën e tij. Gazetari me përvojë, këshilltar për Radion Evropa e Lirë/ Radio Liria ka kritikuar qeverinë e Rusisë. Radio Evropa e Lirë/Radio Liria dhe Zëri i Amerikës janë të financuara nga qeveria e Shteteve të Bashkuara.
Në një inverviste nëpërmjet Skype-it me Zërin e Amerikës dje nga Londra, gazetari David Satter tha se në dhjetor ai ishte njoftuar se autoritetet ruse e kishin pranuar kërkesën e tij për vizë. Por kur shkoi në Ukrainë, ambasada e Rusisë atje ia mohoi vizën.
“Sipas tyre, organet kompetente kishin vendosur se prania ime në territorin e Federatës Ruse është e padëshiruar, dhe unë nuk lejohem të hyj në Rusi.”
Dje, Ministria e Jashtme e Rusisë tha se zoti Satter ishte ndaluar të hynte në Rusi për shkak të “shkeljeve të rënda” të rregullave të vizave.
Ai i tha Zërit të Amerikës se ky veprim ishte i motivuar politikisht.
Përgjatë viteve, zoti Satter ka kritikuar atë që ai e sheh si autoritarizëm të qeverisë ruse dhe korrupsion. Ai ka jetuar dhe punuar në Moskë dhe ka shkruar disa libra rreth Rusisë.
“Besoj se ky vendim u mor se regjimi rus po e humbet vetëbesimin. Në një masë të caktuar ata e kuptojnë se situata nuk është aq e sigurt sa ishte dikur, dhe ata nuk duan gazetarë në Moskë të cilët janë të aftë për të kuptuar se çfarë po ndodh në vend.”
Shtetet e Bashkuara thanë se janë të zhgënjyera që Russia i refuzoi vizën zotit Satter.
Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Marie Harf:
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Moskë ka ngritur shqetësimet tona mbi këtë çështje, dhe trajtimin e gazetarëve dhe organizatave të mediave në përgjithësi me autoritetet ruse. Siç kemi thënë shumë herë më parë, pengimi i lëvizjes së lirë të informacionit dëmton mjedisin për debat të lirë, që mbështet inovacionin dhe dinamizmin, dhe ne do të vazhdojmë të vëzhgojmë çështjen.”
Vendimi i Rusisë për të ndalur hyrjen e zotit Satter, i marrë disa javë para fillimit të Lojrave Olimpike Dimërore në Soçi, ngjall kujtimet e Luftës së Ftohtë, kur dëbimi i gazetarëve nga Moska ishte diçka e zakonshme.
Në një koment për CNN, ai tha se sulmet terroriste të muajit të shkuar në Volgograd janë një shenjë “ogurzezë” se zhvillimi i Lojrave në Soçi mund të çojë në një nga “katastrofat më të mëdha në historinë e Lojrave Olimpike.”