Rusia dhe Kina kanë mbrojtur veton ndaj rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që do të kishte mbështetur planin e Lidhjes Arabe, pra që Presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad t’i transferonte pushtetin një zëvendësi të tij, për t’i dhënë fund tazirave në vend.
Qeveria e Rusisë tha dje se i vuri veton rezolutës së mbështetur nga vendet perëndimore dhe ato arabe, të paraqitur një ditë më parë, sepse e pa atë si një ultimatum për heqjen nga posti të Presidentit Asad, aleatit të vetëm ushtarak të Moskës në Lindjen e Mesme. Moska akuzoi mbështetësit e rezolutës se u mungon vullneti politik për të arritur një marrëveshje ndërkombëtare për zgjidhjen e krizës në Siri. 13 nga 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit votuan në favor të rezolutës.
Moska tha gjithashtu se ministri i Jashtëm rus, Sergeri Lavrov, dhe shefi rus i zbulimit, Mikhail Fradkoc do të shkojnë në Siri nesër për t’i bërë thirrje Presidentit Asad të zbatojë me shpejtësi reformat demokratike për të stabilizuar gjendjen.
Kryengritja 11 mujore e opozitës në Siri kundër sundimit autokratik të zotit Asad është kthyer muajt e fundit në një konflikt të hapur mes kryengritësve dhe forcave pro Asadit, pas goditjes me pasoja tragjike të qeverisë kundër protestuesve paqësorë.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, e quajti veton e Kinës dhe Rusisë një "farsë" dhe u zotua të punojë me vende të tjera për të forcuar sanksionet rajonale dhe kombëtare dhe për të eliminuar burimet e fondeve dhe armëve që e mbajnë gjallë makinën e luftës së regjimit
Ajo bëri dje thirrje që "miqtë e Sirisë demokratike" të kërkojnë t'i jepet fund shtypjes së përgjakshme të protestuesve nga ana e Presidentit Bashar Al-Asad dhe të nxisin një tranzicion politik që do të sillte largimin e tij nga posti.