Rusi, qindra shoferë i kërkojnë kryeministrit Putin të lejojë zgjedhje të lira

  • Zëri Amerikës

Rusi, qindra shoferë i kërkojnë kryeministrit Putin të lejojë zgjedhje të lira

Në Rusi, qindra shoferë po ngasin makinat e tyre përreth qendrës së Moskës, duke kërkuar që kryeministri Vladimir Putin të lejojë zgjedhje të lira.

Makinat të zbukuruar me tollumbacë të bardhë dhe fjongo kaluan përgjatë një unaze 16 kilometra të gjatë përreth Kremlinit.

Protesta e sotshme vjen dy javë para zgjedhjeve presidenciale ku zoti Putin pritet të fitojë.

Zoti Putin u bë kryeministër pas presidencës që e mbajti nga viti 2000 deri në 2008. Me zgjedhjet e marsit ai pritet të këmbejë postet me presidentin aktual Dmitry Medvedev.

Kandidatura e tij ka shkaktuar disa nga demonstratat më të mëdha që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.