Rumania po mban dy ditë votime për një propozim për ndryshimin e kushtetutës që do ta përcaktonte martesën si “një bashkim mes një burri dhe një gruaje” në vend të “një bashkimi mes bashkëshortëve”.
Martesa e personave të të njëjtit seks është e ndaluar sipas ligjit rumun.
Kritikët thonë se një ndryshim në formulim në kushtetutë do ta bënte pothuajse të pamundur martesën mes së njëjtit seks në të ardhmen.
Komuniteti LGBT thotë se referendumi nuk është asgjë më shumë sesa një mënyrë për t’ë bërë njerëzit të ndjehen si qytetarë të dorës së dytë dhe do ta ushqejë edhe më shumë homofobinë.
Social-demokratët në pushtet janë përgjegjës për votimin sot dhe nesër të masës që mbështetet nga Kisha Ortodokse.
Referendumi ka alarmuar Brukselin dhe zëvendës shefi i Komisionit Evropian, Frans Timmermans i ka kujtuar Bukureshtit angazhimet e ndërmarra për të drejtat e njeriut.