Klaus Iohannis, presidenti pro-Evropian i Rumanisë, është kandidati kryesor i dalë nga zgjedhjet presidenciale të së dielës, por do t’i duhet të garojë në balotazh.
Sipas dy sondazheve, Iohannis, kreu i Partisë Liberale Kombëtare, ka marrë rreth 40% të votave, i ndjekur nga ish-kryeministrja dhe kryetarja e partisë Social Demokrate Viorica Dancila me 22%.
Balotazhi mes dy kandidatëve kryesorë do të mbahet më 24 nëntor.
Presidenti rumun nuk ka rol ekzekutiv, por ka kompetenca të rëndësishme vendimmarrëse, si çështje të sigurisë kombëtare dhe të politikës së jashtme, dhe mund të refuzojë kandidatët e partive për kryeministër.