Sen. Johnson: T'u japim hapësirë Kosovës dhe Serbisë të arrijnë marrëveshje

Your browser doesn’t support HTML5

Senatori amerikan, Ron Johnson, i tha Zërit të Amerikës se zgjidhja e problemeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të gjendet nga të dyja palët, ndërsa Shtetet e Bashkuara do t’i mbështesin palët për gjetjen e një zgjidhjeje, që sipas tij "nuk është aspak e lehtë".