Romni: Lutem që Presidenti të jetë i suksesshëm në drejtimin e vendit tonë

Në fjalimin e tij me tone të sinqerta, zoti Romney tha se ka ardhur koha të lihen mënjanë mosmarrëveshjet politike
Mitt Romney komentoi mbrëmë menjëherë pas shpalljes së fitores së zotit Obama:

“E telefonova presidentin Obama për ta uruar për fitoren. Përkrahësit dhe fushata e tij gjithashtu meritojnë urime. Uroj gjithë të mirat për të tërë, veçanërisht për Presidentin, Zonjën e Parë dhe vajzat e tyre. Kjo është një kohë vështirësisht të mëdha për Amerikën dhe unë lutem që Presidenti të jetë i suksesshëm në drejtimin e vendit tonë."

Zoti Romney falenderoi kandidatin për nën-president, Paul Ryan, duke thënë se kongresisti nga Wiskonsin ka një të ardhme të ndritur në Partinë Republikane. Ai falenderoi edhe të gjithë përkrahësit e tij, si ata që pritën për orë të tëra në Boston, me shpresë të një fjalimi fitoreje, edhe ata që votuan në mbarë vendin për të.

“Do të dëshiroja shumë që të kisha arritur të përmbushja shpresat tuaja për ta udhëhequr vendin në një drejtim tjetër, por vendi zgjodhi një udhëheqës tjetër. Unë dhe Ann ofrojmë lutjet më të ngrohta për presidentin dhe për këtë vend të mrekullueshëm.

Zoti Romney humbi në gati të gjitha shtetet e ashtuquajtura shtete të betejës, përfshirë edhe Ohio, ku fushata u ishte shumë intensive.

Në fjalimin e tij me tone të sinqerta, ish guvernatori Romney tha se ka ardhur koha që të lihen mënjanë mosmarrëveshjet politike dhe të bashkëpunohet për të mirën e vendit.