A keni menduar ndonjëherë që dikush mund t’ju sjellë një çaj të ngrohtë kurdo që të dëshironi? Vetëm një robot mund ta plotësojë këtë dëshirë. Shkencëtarët në Singapor po zhvillojnë robotë sociaël që mund të shërbejnë në shtëp,i apo të bëjnë punën e sekretares në zyrë.
Singapori krijoi një departament të veçantë për zhvillimin e robotëve në vitin 2002 që përqëndrohet në kërkime shkencore dhe identifikimin e fushave të reja që mund të ndihmojnë në përmirësimin e ekonomisë.
Sipas specialistëve, robotët socialë janë një fushë e qëlluar për zhvillim. Kamerat dhe mikrofonët e ndryshëm të vendosur në këta robotë i ndihmojnë ata të diktojnë dhe të kuptojnë lëvizjet dhe komandat. Ata janë ndërtuar kryesisht për të përmbushur detyra të thjeshta, si dhënia e informacioneve për vizitorët.
Versionet e reja të robëtoëve mund të dallojnë zërin dhe të përgjigjen. Shkencëtarët në Singapor kanë në plan të investojnë më shumë tek robotët socialë, veçanërisht në fushën e inteligjencës.