Revolucioni Kulturor i Kinës dhe udhëheqësi i saj ardhshëm, Ci Gjinping

  • Stefani Ho

Revolucioni Kulturor i Kinës dhe udhëheqësi i saj ardhshëm, Ci Gjinping

Ci Xhinping, personi që pritet të jetë udhëheqësi i ardhshëm i Kinës, dihet se vjen nga një familje politikisht e privilegjuar. Por gjatë Revolucionit Kulturor, ai dhe mijëra të rinj të tjerë u dërguan për të jetuar dhe mësuar në fshat. Ci shkoi në Liang-xhahu, një fshat i vogël në provincën Shanshi. Gjatë një vizite në atë fshat, korrespondentja e Zërit të Amerikës Stephanie Ho mësoi se ndërsa disa nga banorët e fshatit kanë dëshirë të flasin për Ci-në në vitet kur ai jetoi atje, disa nga autoritete lokale nuk kanë dëshirë të flasin.

Shë Ydung kujton kur Ci Xhinping shkoi për të jetuar në fshatin Liang-xhahu nga fundi i viteve ’60:

“Në atë kohë ne kishin shpirt pragmatik. Ai nuk ishte nga ata persona që kujdeseshin për njerëzit vetëm nëse i kishte miq, apo të afërm. Ai i trajtonte të gjithë njëlloj.”

Ci ishte mes qindra mijëra njerëzve që u çuan në fshat gjatë Revolucionit Kulturor të Mao Ce Dunit. Në atë kohë ai ishte vetëm 15 vjeç.

Sekretari i Partisë Komuniste të Liang-xhahus, Shë Çun-jang, na lejon të hyjmë në shtëpinë e tij, por nuk pranon të intervistohet.

Ci erdhi për ta vizituar Liang-xhahun një herë, 10 vjet më parë, kur ishte guvernator i provincës Fuxhan.

Për shkak të relievit malor, fshatarët i shndërrojnë shpellat në shtëpi. E pyesim sekretarin e partisë të fshtait në se do të na çojë për të parë një nga këto shpella-shtëpi, ku jetoi Ci për disa vjet me radhë. Ai thotë se nuk i ka çelësat e shtëpisë. Pas disa sekondash ai kërkon që të ndalojmë filmimin.

Shtëpia shpellë, ku Ci Gjinping banoi për thuajse gjysmën e 7 viteve që ai jetoi në fshatin Liangjiahe, është e kyçur.

Fqinji ngjitur me të, Liang Shin-rung, ishte 10 vjeç kur Ci jetonte pranë tij.

Edhe ai nuk pranoi të filmohej, por ai na tregoi se çfarë kishte në anën tjetër të murit, një gropë e vogël me gaz metan, e cila i shndërron mbeturinat në energji, për të ndriçuar shpellën.

Kjo gropë njihet si e para e këtij lloji në provincën Shanshi. Liang thotë se për këtë ka meritë Ci Gjinping.

Fshtatari Shë Ydung thotë se ai nuk e kupton përse autoritetet i kanë thënë se nuk mund të flasë me gazetarët lidhur me heroin e fshatit të tij:

“Unë mendoj, se ngaqë ai u ngjit në shkallët e karrierës duke filluar nga jeta në fshat, ai di diçka për korrupsionin, prandaj kam shpresë se do të bëjë diçka për të.”

Vizita jonë në Liang-xhahu është e shkurtër. Një zyrtar na thotë se nuk lejohet të rrimë atje. Ai na thotë se mund të shkojmë përsëri në fshat vitin e ardhshëm, kur, shton ai, do të ketë më pak kufizime.

Vitin e ardhshëm kur Ci Gjinping pritet të ngjitet në postin e udhëheqjes më të lartë të Kinës. Deri atëhere, me sa duket zyrtarët në Liang-xhahu do ta kenë përfunduar variantin e autorizuar të këtij kapitulli të jetës së Ci Gjinpingut.