Reagime pas zgjedhjeve në Maqedoni

  • Isak Ramadani

Reagime pas zgjedhjeve në Maqedoni

Pas zgjedhjeve parlamentare të së dielës në Maqedoni numri i deputetëve shqiptarë u zvogëlua në njëzetepesë nga njëzetenëntë sa ishin gjatë mandatit të kaluar.

Analisti Mersel Bilalli thotë se kapaciteti i elektoratit shqiptar është ngritur dhe se kanë munguar ofertat tërheqëse gjatë fushatës.

Ndërsa partitë e mëdha thonë se dalja e më shumë partive të vogla shqiptare në zgjedhje ka ndikuar në rezultatin e numrit të deputetëve.