Incidenti i dhunshëm që dje ndodhi në kalanë e Shkupit ka shtuar shqetësim për thelllimin e tensioneve dhe jotelerancës ndëretnike dhe fetare në Maqedoni. Faktorët politikë e dënojnë dhunën ndërsa fajtorët për nxitjen e tendosjes i kërkojnë tek radhët e partive kundërshtare. Policia maqedonase ka bërë të ditur se prej sot do të fillojë hetimet lidhur me incidentet e fundit. Qeveria e vendit thotë se çështjet e ndieshme mund të zgjidhen vetëm përmes dialogut.
Nga Shkupi njofton Isak Ramadani.