Në Maqedoni, Partitë VMRO-DPMNE dhe Bashkimi Demokratik për Integrim kanë arritur një marrëveshje për formimin e qeverisë, por asnjëra nga partitë nuk ka folur për hollësitë e saj. BDI siç duket ka hequr dorë nga ministritë të cilat vlerësohen si kyçe e që janë ajo e Rendit, e Jashtme apo e Financave. Siç njofton korrespondenti ynë në Shkup, Isak Ramadani, opozita shqiptare akuzon BDI-në se po keqpërdor vullnetin dhe votën e shqiptarëve.