Reagime ndaj arrestit shtëpiak të deputetit Fatmir Limaj

Reagime ndaj arrestit shtëpiak të deputetit Fatmir Limaj

Në Kosovë, përfaqësues të partive parlamentare kanë bërë thirrje sot për mbrojtjen e sistemit të drejtësisë nga ndikimet politike. Ata i bënë këto komente duke shprehur shqetësimin për ndërhyrje në rastin e deputetit të Parlamentit të Kosovës Fatmir Limaj, të cilit mbrëmë i është caktuar masa e arrestit shtëpiak, në pritje të një procesi gjyqësor nën akuzat krime lufte. Masa e arrestit pasoi opinionin e Gjykatës Kushtetuese sipas së cilës deputetët nuk kanë imunitet për veprat e kryera jashtë fushëveprimit të tyre.