Sekretari i forcave detare të SHBA viziton Maqedoninë

Mabus

Sekretari i forcave detare amerikane, Ray Mabus ishte për një vizitë në Maqedoni ku u takua me drejtuesit më të lartë të vendit.

Në takime u vlerësuan marrëdhëniet e mira midis Shteteve të Bashkuara dhe Maqedonisë, me theks të veçantë te misionet e Natos.

Sekretari Mabus vlerësoi ndihmesën e ushtrisë së Maqedonisë për misionin ISAF në Afganistan.

Kryeministri dhe presidenti maqedonas e njohën zyrtarin amerikan me reformat që po ndërmerr vendi për arritjen e standardeve të integrimit në Bashkimin Evropian dhe në Nato, reforma me rëndësi strategjike për Maqedoninë.

Autoritetet maqedonase shprehën mirënjohje për ndihmat dhe mbështetjen amerikane që po merr vendi i tyre për plotësimin e standardeve të Natos.