Ratko Mlladiç në gjendje të mirë shëndetsore për t’u ekstraduar në Hagë

  • Zëri Amerikës

Ratko Mlladiç në gjendje të mirë shëndetsore për t’u ekstraduar në Hagë

Gjykatësit në Beograd vendosën sot se i akuzuari për krime lufte gjatë luftës në Bosnje, Ratko Mlladiç është në gjendje të mirë shëndetsore për t’u ekstraduar në Hagë në Gjykatën Ndërkombëtare për krimet e luftës në ish Jugosllavi.

Mlladiç, i cili e kaloi mbrëmë natën në burg, u paraqit sot përsëri në një gjykatë të Beogradit. Po sot, djali i tij Darko e vizitoi të jatin në burg, ku ky i fundit i tha të birit se nuk është fajtor nën akuzat për krime lufte, që janë ngritur kundër tij.

Darko Mlladic shprehu gjithashtu mendimin e tij se i jati nuk ishte mjaft i shëndetshëm për t’u transferuar në Hagë.

Ish komandanti i ushtrisë së serbëve të Bosnjes u paraqit dje para gjykatësit, pas arrestimit të tij në Serbinë veriore, 16 vjet pasi u shpëtoi drejtësisë. Avokatët thanë se seanca e djeshme gjyqësore u ndërpre për shkak të gjendjes së keqe shëndetsore të Mlladiçit.

Ish komandanti i ushtrisë së serbëve të Bosnjes u paraqit dje para gjykatësit, pas arrestimit të tij në Serbinë veriore, 16 vjet pasi u shpëtoi drejtësisë. Avokatët thanë se seanca e djeshme gjyqësore u ndërpre për shkak të gjendjes së keqe shëndetsore të Mlladiçit. Mjekët do të përcaktojnë nëse i akuzuari është në gjendje të vazhdojë daljen në gjyq.

Gjykata e Hagës për krimet e luftës në ish Jugosllavi ngriti aktpadi kundër Mlladiçit në vitin 1995 për krime, që ai thuhet se kreu ose dha urdhër gjatë rrethimit 3 vjeçar të Sarajevës si dhe për vrasjen e 8 mijë burrave dhe djemve musimanë të Bosnjes afër qytetit të Srebrenicës.

Gjykata serbe do të vendosë nëse plotësohen të gjitha kushteve për ekstradimin e Mlladiçit në Hagë. Zyrtarët serbë thanë se procesi do të zgjasë rreth një javë.

Rusia, aleate e Serbisë, bëri thirrje që gjyqi të jetë i drejtë. Ministria e Jashtme ruse tha sot se gjyqi nuk duhet të shfrytëzohet për të vazhduar pa kufi punën e Gjykatës së Hagës.

Kapja e Mlladiçit dhe të kërkuarit tjetër për krime lufte, komandantit të serbëve të Kroacisë, Goran Haxhië, është një kusht kyç për anëtarësimin e Beogradit në Bashkimin Evropian.