Rastet me koronavirus në botë, rreth 7 milion

COVID-19: Brasil

Rastet me koronavirus në të gjithë botën i janë afruar shifrës 7 milion, pas rritjes së numrit të personave të infektuar në Brazil dhe Indi.

Rreth 30 për qind e këtyre rasteve, ose 2 milion, janë në Shtetet e Bashkuara, megjithëse rritja më e shpejtë është në Amerikën Latine, e cila tani përbën afërsisht 16 për qind të të gjitha rasteve në botë.

Vdekjet nga koronavirusi në nivel global po i afrohen shifrës 400,000. Shtetet e Bashkuara zënë rreth një të katërtën e këtij numri, ose rreth 110 mijë, por vdekjet në Amerikën e Jugut po rriten me shpejtësi, sidomos në Brazil.

Ky vend mund t’ia kalojë Britanisë me numrin e dytë më të lartë të vdekjeve në botë.