Në Shqipëri sot u plagos me atentat në qendër të Tiranës drejtori i inspektoriatit të Ndërtimit të Bashkisë Ardit Kaja.
Ai u qëllua me armë me silenciator nga dy persona me motor. Kryetari socialist Edi Rama e lidhi atentatin me konfrontimet e djeshme që ai kishte patur me mbështetësit e Lëvizjes Socialiste për Integrim për heqjen e simboleve të tyre në rrugët e kryeqytetit. LSI reagoi duke dënuar ngjarjen.
Atentati i sotëm vjen pas dy incidenteve po me armë në fundjavë ndaj kandidatëve të shumicës në dy komuna të vendit.