Putin vlerëson vemdimin amerikan për tërheqjen e trupave nga Siria

President rus, Vladimir Putin shprehu mbështetjen për vendimin e befasishpm të Shtëpisë së Bardhë për të tërhequr 2 mijë trupa nga Siria, duke e quajtur praninë e tyre atje të paligjshme dhe një pengesë për paqen në rajon.

Duke folur të enjten para një nurmi rekord prej një mijë e 700 gazetarësh, në konferencën tij të 14 të fundvitit, zoti Putin tha se ishte dakord me vlerësimin e Presidentit Donald Trump se Shteti Islamik ishte mposhtur përgjithësisht në terren në Siri.

“Donald ka të drejtë, unë jam dakord me të", tha ai duke shtuar se ekstremistët radikalë ende që kanë nën kontroll pjesë të vogla të Sirisë, kanë pësuar të paktën një "goditje serioze" gjatë vitit të kaluar.

“Nuk mendoj se forcat amerikane janë të nevojshme atje. Dhe të mos harrojmë se prania e trupave të amerikane atje është e paligjshme. Shtetet e Bashkuara janë atje pa mbështetjen e Kombeve të Bashkuara dhe pa ndonjp ftesë nga qeveria siriane. Rusia është atje me ftesën e qeverisë siriane. Por nëse Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të tërhiqen, kjo është gjë e mirë", tha presidenti rus.

FILE - Photo released by the U.S. Army shows U.S. soldiers gathering for a brief during a combined joint patrol rehearsal in Manbij, Syria, Nov. 7, 2018.

Shtetet e Bashkuara e kanë justifikuar praninë ushtarake në Siri, për të luftuar Shtetin Islamik si pjesë e luftës globale kundër terrorizmit.

Më pas, zoti Putin shprehu mosbesim nëse forcat amerikane do të tërhiqeshin vërtet nga Siria.

“Ende nuk shohim shenja të tërheqjes së trupave amerikane. Dhe sa kohë ka që trupat amerikane janë në Aganistan? 17 vjet? Dhe pothuajse çdo vit ata thonë që po i tërheqin trupat"", tha ai.

Të mërkurën, mediat shtetërore ruse njoftoi se Ministra e Jashtme e Rusisë e quajti një tërheqje të mundshme amerikane, një shenjë të mirë për një marrëveshje poltike të krizës shtatëvjeçare.

Ministria tha gjithashtu se një nismë për të formuar një komision kushtetues sirian, kishte shanse më të mira për sukses, pa praninë amerikane në rajon.

Reagimi i Kremlinit u jep material kritikëve të zotit Trump

Reagimi i Kremlinit pas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë të mërkurën, i dha municion retorik kritikëve të vendimit të presidentit Trump, të cilin edhe disa nga aleatët e zotit Trump në Kongres, e quajtën kaotik dhe të gabuar.

Anëtari i Komisionit të Senatit për Forcat e Armatosura, republikani Lindsey Graham i Karolinës së Jugut, komentoi për vendimin në Twitter.

“E gjeta dikë që mbështet vendimin për t'u tërhequr nga Siria", shkruante në Twitter senatori republikan nga Florida, Marco Rubio, në një postim ku përfshinte një deklratatë të ambasadës ruse që mbështeste vendimin e zotit Trump.

Por disa ekspertë ushtarake të vendosur në Moskë, nuk janë aq të sugurt se tërheqja amerikane do të sjellë përfitime të menjëhershme për Rusinë.

“Mendoj se Putini duhet të jetë i kënaqur dhe ndoshta, ndoshta - por nuk mund ta them me siguri - në të ardhmen, ai do ta ngrejë lart këtë vendim, si një fitore për Rusinë", thotë Alexey Malashenko i Institutit të Studimeve për Dialogun e Civilizimeve, me bazë në Moskë.

Por, shtoi ai "nëse trupat amerikane tërhiqen nga Siria, Rusia duhet të japë më shumë sqarime për praninë e vet atje".

FILE - Russian soldiers stand on a truck in central Damascus, Syria, Sept. 14, 2018.

Më pak aktorë

Andrey Kortunov, drejtor i Këshillit Rus për Marrëdhënieve Ndërkombëtare, tha se edhe vetë pakësimi i shanseve për përplasje të paqëllimshme mes trupave amerikane dhe ruse, është një arsye që zoti Putin të flerë më i qetë, dhe se tërheqja e trupave amerikane, është në përgjithësi e faviorshme për Kremlinin,

“Putin mund të jetë i kënaqur sepse sa më pak aktorë ka, aq më e lehtë është të arrihen marrëveshje dhe përsa u takon kurdëve, Rusia mund të jetë në pozicionin që ta riparojë atë marrëdhënie, që u godit kur Putin zgjodhi të hynte në aleancë me Erdoganin", tha ai, duke shtuar se nëse rusët kanë ndonjë komplikim me Ankaranë, kjo do të vinte në rrezik gjithë strategjinë që Moska ndjek në Rusi.

Trupat amerikane në Siri kanë punuar ngushtë me një aleancë milicish kurde dhe arabe, të njohur si Forcat Demokrate Siriane, që Turqia beson se është e lidhur me milicitë kurde, brenda kufijve të saj dhe ka kërcënuar t'i godasë.

Shitjet amerikane të armëve

Paul McLeary i organizatës "Breaking Defense", pranë Uashingtonit dhe që ka ndjekur nga afër luftën në Sir dhe ka raportuar gjerësisht për shitjen e armëve amerikane në rajon, njoftoi të enjten se presidentët Trump dhe Erdogan, kishin pasur një bisedë telefonike një javë më herët, duke ngjallur spekullime se "udhëheqëi turk, që është distancuar nga Shtetet e Bashkuara dhe është afruar me Kremlinin, e kishte nxitur Trumpin të tërhiqej".

Shtëpia e Bardhë mohoi që Erdogani të kishte ndikuar tek vendimi i zotit Trump për t'u tërhequr dhe luftëtarët e SDF-së nxorrën një deklaratë që hidhte poshtë pretendimin se Shteti Islamik ishte mposhtur.

“Por të martën në mbrëmje, lindën dyshime kur Departamenti i Shtetit njoftoi se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme t'i shesin Turqisë mbi raketa për mbrojtjen ajrore dhe sisteme radarësh për 3.5 miliardë dollarë", shkruante McLeary që njoftoi se nëse marrëveshja miratohet nga Kongresi, mund t'i përmbyste planet turke për të blerë një sistem rus të mbrojtjes ajrore, një lëvizje që Shtetet e Bashkuara dhe zyrtarët e NATO-s e kanë kritikuar.

Pasoja të paparashikuara

Zoit Kortunov i Këshillit Rus për Marrëdhënie Ndërkombëtare tha se tërheqja amerikane, mund të kishte edhe pasoja të paparashikuara gjeopolitike për marrëdhëniet SHBA-Rusi.

“Siria ishte një fushë ku mund të kishte bashkëpunim mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, diçka që mund ta diskutonin, ose nëse mbanin një takim të nivelit të lartë, ta paraqisnin si një fitore të përbashkët, diçka për të cilën mund ta kishin më të lehtë të merreshin vesh sesa për Ukrainën, për shembull", tha ai.

I pyetur nëse prania amerikane në Siri ishte e nevojshme për justifikuar arsyetimin e Putinit për të mbajtur forca tokësore atje, Kortunov u step.

“Është pak e ekzagjeruar sipas mendimit tim. Nuk mendoj se Putin ka nevojë për këto justifikime", vazhdoi ai.

“Kjo pyetje ka më shumë kuptim për iranianët. Teherani ka qenë shumë i qartë se do të tërhiqej nga Siria, nëse iknin amerikanët. Kështuqë tani, nëse amerikanët vërtet tërhiqen, Irani duhet të gjejë një arsye bindëse për të qendruar atje", tha zoti Kortunov.

Analistët ushtarakë thonë se deri në 30,000 mijë militantë të Shtetit Islamik vazhdojnë të jenë aktivë në Siri dhe se vendimi i Presidentit Trump duket të jetë bërë pa mbështetjen ose dijeninë e zyrtarëve më të lartë të Pentagonit.