Putin në Teheran për bisedime mbi Sirinë

Presidenti rus Vladimir Putin shkoi sot në Teheran për bisedime me udhëheqësit iranianë lidhur me krizën në Siri.

Kjo është vizita e tij e parë në Iran pas tetë vjetësh. Zoti Putin u takua me udhëheqësin suprem Ayatollah Ali Khamenei, ndërkohë që Rusia po hyn në muajin e tretë të angazhimit të saj ushtarak në konflikt.

Bisedimet zhvillohen në periferitë e një vizite një-ditëshe në Iran për samitin e vendeve eksportuese të gazit.

Teherani dhe Moska mbështesin presidentin sirian Bashar al-Asad në luftën civile, që ka paralizuar vendin që nga viti 2011 dhe ka shkaktuar vdekjen e mbi 250.000 njerëzve.