Në Shqipëri Komisioni Qendror i zgjedhjeve ka vazhduar numërimin e fletëve të votimit për kryetarin e Bashkisë së Tiranës të hedhura në kutitë e gabuara, duke ja shtuar ato rezultatit të garës për kryeqytetin. Tani në krye eshte kandidati demokrat Lulzim Basha. Edhe gjatë ditës së sotme ka patur protesta përpara KQZ dhe në shumë qyetete të vendit ku mbështetësit e opozitës kanë bllokuar për disa orë akset kombëtare rrugore. Situata e nderë në Shqipëri bëri që presidenti i komisionit europian Jose Manuel Barroso të shtyjë vizitën e tij në Tiranë, të parashikuar për nesër. Ndërkohë, Partia Socialiste zhvilloi sot një tubim para Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Disa qindra protestues, mes të cilëve edhe deputetë socialistë, kundërshtuan procedurat që po ndjek KQZ me numërimin e votave. Policia njoftoi se pati 3 të plagosur nga përplasjet me protestuesit.