Protesta në gjithë botën kundër dhunës ndaj grave

Mijëra vetë marshuan në vende në gjithë Evropën të shtunën për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Eliminimit të Dhunës kundër Grave.

Në Paris, qindra vetë marshuan pasi Presidenti francez, Emmanuel Macron bëri publike një nismë për të luftuar dhunën dhe ngacmimet ndaj grave në Francë. Ai tha se 123 gra ishin vrarë nga një partner ose ish-partner në Francë në vitin 2016.

Macroni tha se në këto plane përfshiheshin forcimin e ligjit kundër atyre që kryejnë dhunë kundër grave, duke nxitur gratë që të ngrenë zërin dhe rritjen e ndërgjegjësimit për këtë çështje, duke filluar me mësime që në kopësht. Ai tha se shpreson të çrrënjosë turpin që ndjejnë viktimat e dhunës dhe të ndryshojë kulturën seksiste të Francës.

Protesta u mbajtën edhe në Brazil, Mozambik dhe Turqi përveç vendeve të tjera.