Përfaqësues të Prishtinës dhe Beogradit paraqitën sot qëndrime tërësisht të kundërta rreth gjendjes në veriun e Kosovës, një zonë e banuar me shumicë serbe dhe skenë e ndarjeve të thella etnike. Gjatë një debati mbi këtë çështje, përfaqësuesi i Beogradit ritheksoi kundërshtimin ndaj pavarësisë së Kosovës dhe vendosjes së institucioneve të saj në veri, ndërsa përfaqësuesi i Prishtinës theksoi përkushtimin për vendosjen e sundimit të ligjit në tërë Kosovën duke i bërë thirrje Beogradit që t'u jap fund ndërhyrjeve në punët e brendshme të shtetit të ri.