Dasmës mbretërore të Britanisë po i afrohen dita, ndërsa përgatitjet janë në kulmin e tyre. Megjithatë, duket se një nga elementët e saj jo pak të rëndësishëm, është veshja e dhëndërrit.
Po flitet se Princi William do të veshë uniformë ushtarake ditën e martesës, ashtu sikurse kanë bërë paraardhësit e tij, Mbreti Xhorxh i 5 dhe ai i 6-të. Uniforma ushtarake gjithashtu mendohet se i jep një autoritet të veçantë dhëndërrit nga familja mbretërore.
Studiot më të njohura britanike që dizenjojnë dhe qepin rrobat ushtarake janë në pritje të një porosie nga familja mbretërore, që mund t’u paraqitete atyre shumë shpejt.
Edhe vetë nusja Kate Middletown është shprehur se i pëlqen burri i saj i ardhshëm me veshje ushtarake.