Presidentja e Kosovës vlerëson pozitivisht arritjen e marrëveshjeve të sotme në Bruksel

Presidentja e Kosovës vlerëson pozitivisht arritjen e marrëveshjeve të sotme në Bruksel

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e ka vlerësuar pozitivisht arritjen e marrëveshjeve të sotme në Bruksel.

Në një deklaratë për opinion thuhet se “konkretizimi i rrugës evropiane për Republikën e Kosovës, me vendosjen e marrëdhënieve kontraktuale dhe me fillimin e studimit të fizibilitetit për marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, do të përshpejtojë integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe do të mundësojë thellimin dhe zbatimin e reformave në vend”.

Presidentja Jahjaga u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve, partive dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që t’i japin mbështetje konkrete kësaj marrëveshjeje, gjithë procesit të dialogut dhe rrugës së Kosovës shtet sovran dhe i pavarur në proceset e integrimeve euroatlantike, thuhet në një deklaratë të presidentes Jahjaga.