Në Shqipëri, Presidenti Bamir Topi kërkoi sot që prokuroria të hetojë dhe të bëjë transparencë mbi çështjen që lidhet me videon e transmetuar nga emisioni Fiks Fare në Top Channel, ku nën akuzë vihet zëvendëskryeministri Ilir Meta. Prokuroria thirri sot autorin e saj Dritan Prifti për ta pyetur. Nga ana tjetër zoti Meta dhe kryeministri Sali Berisha përsëritën se videoja është një montazh i porositur nga kryetari socialist Edi Rama. Po sot, ish ministri tha se kishte dorëzuar në prokurori regjistrimin e plotë, i cili sipas tij heq cdo alibi.