Presidenti Obama plan ambicioz mbi energjinë

  • Mil Arcega

Presidenti Obama plan ambicioz mbi energjinë

Pavarësisht trazirave që po ndodhin në mbarë botën, Presidenti Barak Obama thotë se Shtetet e Bashkuara nuk mund të tërhiqen nga qëllimi i tyre për plotësimin e nevojave të energjisë. Me kërkesat në rritje nga Kina dhe vendet në zhvillim që po nxisin një rritje të shpejtë e çmimeve të naftës, dhe konsumatorët që paguajnë çmime më të larta për karburant, presidenti thotë se tani ka ardhur koha të siguruar energjinë për të ardhmen e vendit.

"Dhe sot unë dua të njoftojë një plan të ri, që është i arsyeshëm, i arritshëm dhe e nevojshëm. Kur unë u zgjodha president, Amerika importonte 11 milion fuçi naftë në ditë. Pak më shumë se një dekadë nga tani, ne do t'a ulim këtë import me një të tretën. Kjo është diçka që ne mund ta arrijmë. "

Për të arritur këtë, president Obama thotë se një strategji afat-gjatë është e nevojshme - që përfshin zgjerimin e prodhimit vendas të naftës, krahas rritjes së përdorimit të energjisë alternative. Dhe për shkak se mjetet e transportit në SHBA janë përgjegjëse për konsumin e më shumë se dy të tretave të naftës, presidenti tha se qeveria federale ka në plan të udhëheq me shembullin e vet, duke eliminuar të gjitha makinat e saj që punojnë me benzinë, brenda vitit 2015.

"Ne kemi shumë autiomobilë. Kjo është arsyeja pse kemi dyfishuar tashmë numri i automjeteve me energji alternative, dhe kjo është arsyeja pse unë sot i urdhëroj agjencitë federale për blerë makina elektrike dhe me energji hibride. Të gjitha ato duhet të jenë me lëndë djegëse alternative, brenda vitit 2015. "

Dhe pavarësisht nga kriza në Japoni, zoti Obama thotë se nga energjia bërthamore nuk do të hiqet dorë. Më shumë se 100 centrale bërthamore në të gjithë SHBA aktualisht ofrojnë një të pestën e energjisë elektrike të vendit.

"Ne do të nxjerrim mësime nga Japonia në projektimin dhe ndërtimin e centraleve në të ardhmen. Por nuk mund të heqim thjesht dorë nga energjia bërthamore."

Por edhe këto masa nuk do të jenë të mjaftueshme për sigurimin e energjisë. Shteteve të Bashkuara ende u duhet të shtojnë importet e naftës nga vende mike të tilla si Kanadaja, Meksika dhe Brazili.

Dhe analistët thonë se përparimet teknologjike të nevojshme për ta çuar planin e energjisë më afër realitetit ende kërkojnë shpenzime të konsiderueshme në fushën e kërkimeve dhe zhvillimit - hollësi, për të cilat kritikët thonë se i munguan fjalimit të presidentit.