Presidenti i ri i Kosovës, Behxhet Pacolli, mori sot detyrën e re nga ushtruesi i deritashëm i presidentit, Jakup Krasniqi, i cili është rizgjedhur në postin e kryetarit të Parlamentit. Të dy zyrtarët u angazhuan për bashkëpunim pavarësisht zhvillimeve të së martës në Parlamentin e Kosovës, i cili votoi për presidentin e ri në një situatë të tensionuar.