Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, u bëri thirrje vendeve anëtare që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës ta njohin atë. “Njohja e pavarësisë së Kosovës”, tha presidenti Topi, “është rruga e vetme për të kontribuar për stabilitetin dhe paqen afatgjatë”. Çështja e Kosovës dhe e kufijve të saj, tha Presidenti Topi, i takon së kaluarës dhe ai u bëri thirrje të dy palëve, Prishtinës dhe Beogradit, të ulen për dialog, për të zgjidhur çështjet praktike mes të dy vendeve.