Presidenti i Bjellorusisë bëri sot betimin për një mandat të katërt

  • Zëri Amerikës

Presidenti i Bjellorusisë bëri sot betimin për një mandat të katërt

Presidenti i Bjellorusisë Aleksander Lukashenko bëri sot betimin për një mandat të katërt, me zotimin për të respektuar të drejtat e njeriut, në një kohë kur qeveria e tij akuzohet për shtypje brutale të kritikëve politikë.

Ambasadorët evropianë e bojkotuan ceremoninë e inaugurimit në shenjë proteste ndaj vendimit të zotit Lukashenko për të burgosur kundërshtarët politikë dhe aktivistët e të drejtave të njeriut që kishin ngritur akuza për zgjedhjet presidenciale të muajit të kaluar.

Bashkimi Evropian ka sinjalizuar se do të vendosë kufizime për udhëtimet e zyrtarëve të lartë ukrainas në shenjë ndëshkimi për persekutimin e kundërshtarëve politikë në vend.