Presidenti Barak Obama ka njoftuar zyrtarisht se ai po kërkon një mandat tjetër katërvjeçar. Siç na njeh materiali në vazhim, njoftimi i presidentit për fillimin e fushatës elektorale vjen ndërkohë që zoti Obama përballet me çështje mjaft të rëndësishme amerikane dhe ndërkombëtare, përfshirë përpjekjet për të përshpejtuar rimëkëmbjen e ekonomisë amerikane.
Njoftimi u bë përmes një mesazhi me video në YouTube dhe një mesazhi me email ndaj përkrahësve, ku presidenti Obama konfirmon se po paraqet dokumentet që kërkohen nga Komisioni Federal i Zgjedhjeve për të filluar të kërkojë donacione për fushatën e tij për vitin 2012.
Ai tha se administrata e tij dhe ata që e përkrahin atë janë në një betejë për të mbrojtur arritjet e bëra deri tani. Ai thasynon të mbrojë se mbetet i fokusuar “për të realizuar punën për të cilën më zgjodhët ju”, por tha se puna për hedhjen e themeleve për fushatën e tij duhet të fillonte.
Në video duket qartë se në asnjë segment të saj presidenti nuk duket se po bën ndonjë dekleratë zyrtare rreth kandidaturës së tij për një mandat tjetër apo politikat e tij.
Në të kundër, videoja përmban thënie nga amerikanët që e mbështetën presidentin në vitin 2008, që shpjegojnë se pse ata besojnë se është e rëndësishme që ai të rizgjidhet vitin që vjen.
“Një senator humbës, për të cilin askush nuk mendonte se do të kishte ndonjë shans dhe tani ai është president. Pashë një njeri energjetik dhe shpresoj të përdorë këtë energji për vendin. Edhe pse atëherë nuk votova, e kam ditur se një ditë do të jem në gjendje të ndihmoj në rizgjedhjen e tij dhe këtë gjë kam në plan të bëj.”
Komitetit Kombëtar Republikan publikoi reagimin e tij me video duke sulmuar zotin Obama në politikat e tij ekonomike.
“Je i qetë dhe i vetëpërmbajtur. Gjithmonë ke arritur çfarë ke dashur. Por a ishte ndonjëherë ajo që ne dëshironim? Ne duam punë, kemi nevojë për udhëheqje, dhe ende ti nuk bën gjë, ndërkohë që shtohet deficiti të cilin ne se përballojmë dot.”
Anketat e javëve të fundit të opinionit publik tregojnë se po bie mbështetja ndaj punës së presidentit, kryesisht pas një rritje të vogël pas kompromisit që ai bëri me republikanët mbi çështjen e taksave nga fundi i vitit të kaluar.
Disa anketa të kohëve të fundit tregojnë një mbështetje prej 50 dhe 53 përqindësh. Një anketë e fundit nga Washington Post dhe ABC News tregon një miratim prej 51 përqind për punën e presidentit. Një anketë tjetër nga Gallup tregon një numër të barabartë amerikanësh që e mbështesin dhe kundërshtojnë punën e tij.
Sikurse në vitin 2008, fushata e rizgjedhjes së zotit Obama nuk do të pranojë fonde nga qeveria federale. Kjo i jep atij fleksibilitetin që të grumbullojë madje shuma më të medha sesa ajo prej 780 milion dollarësh që mblodhi në 2008, ku shumë analistë politikë parashikojnë se atij mund t’i duhen 1 miliard dollarë për fushatën e vitit 2012.
Në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë, zëdhënësi Jay Carney, sugjeroi që gazetarët të mos arrijnë në konkluzione sesa intensivisht do të përfshihet zoti Obama në fazat e hershme të fushatës.
Zoti Carney tha se presidenti mbetet i fokusuar në problemet që ndeshin amerikanë dhe ekonomia amerikane.
“Ai e ka ndërtuar ose po ndërton këtë strukturë që po fillon në Çikago, pikërisht ose pjesërisht që ta lejojë atë të përqendrohet në punën që ai duhet të bëjë nga Shtëpia e Bardhë për popullin amerikan dhe ai ka shumë punë për të bërë.”