Lugina e Preshevës kërkon të jetë pjesë e bisedimeve Kosovë-Serbi

Përfaqësuesit e shqiptarëve të kësaj lugine refuzuan kërkesën e Serbisë për largimin e një pllake përkujtimore kushtuar pjesëtarëve të rënë të ish UÇPMB-së
Përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës refuzuan sot kërkesën e qeverisë së Serbisë për largimin e një pllake përkujtimore kushtuar pjesëtarëve të rënë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjes e Bujanocit. Nëpërmjet një deklarate politike ata kërkojnë përfshirjen e komunitetit ndërkombëtarë në zgjidhje e problemit shqiptar të Luginës së Preshevës si dhe përfshirjen e tyre në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë. Vazhdimi i këtyre bisedimeve pritet të ndodhë javën që vjen. Parlamenti i Serbisë ndërkaq është duke debatuar një dokument mbi këto bisedime nëpërmjet të cilit kërkohet autonomi për serbët e Kosovës.

http://www.youtube.com/embed/JSlnXaSurcM